Lajmet e fundit

Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës pasi me rezultat 2:1 mposhti Feronikelin.
Endrit Krasniqi dhe Ahmed Jonuzi, shënuan për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Behar Maliqi nga penalltia.
Kështu, Prishtina e nis mbarë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Kosovës, që është titulli i nëntë në këtë garë për Prishtinën, ndërsa Feronikeli mbetet në një titull.