23.11.2019 · përditësuar para 2443 dite1 min lexim
Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur atë të Trepçës'89 me rezultat 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vendimtar në këtë ndeshje ishte goli i realizuar nga Ahmed Januzi në mintën e 55-të.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina është ngjitur në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, me katër pikë më pak se Ballkani që e kryeson renditjen.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.