Lajmet e fundit

Prishtina e ka mposhtur si mysafir Llapin me rezultat 1:3.
Me këtë skuadra nga kryeqyteti e ka rrëmbyer vendin e parë së Superligë.
Tani "bardhekaltërit" janë një pikë përpara Dritës.
E para në epërsi kaloi skuadra e Zekirja Ramadanit, me Mankenda i cili shënoi në minutën e 15-të.
Vendësit e barazuan me anë të Aliut, i cili realizoi në minutën e 19-të.
E tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, realizoi Bekteshi duke ia kthyer Prishtinës epërsinë prej një goli 1:2.
Por, skuadra nga kryeqyteti nuk e ka me kaq.
Deri në fund të takimit prishtinasit shënuan edhe njëherë me John i cili shënoi në minutën e 64-të.
Ndeshja Llapi-Prishtina, u transmetua drejtpërdrejtë në Art Sport 1.