Lajmet e fundit

Prishtina pavarësisht fitores në ndeshjen e parë kundër Bodo/Glimt në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, në ndeshjen kthyese në Norvegji u mposht me rezultat 2-0.
Golin e parë në ndeshje për Bodo/Glimt e shënoi Erick Botheim në minutën e 18-të, skuadra norvegjeze kishte raste të tjera si në minutën e 24-të, por që Patrick Berg e humbi penalltinë, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë Kampioni i Norvegjisë shënoi edhe njëherë në minutën e 78-të, me lojtarin e njëjtë Erick Botheim, Prishtina kishte dy raste ideale në fund të ndeshjes me Mankendan dhe Mendurim Hoti por që nuk ishin të saktë para portës.
90'3 Përfundon ndeshja me fitoren e Bodo/Glimt kundër Prishtinës me rezultat 2-0.
78’ Bodo/Glimt e shënon edhe golin e dytë kundër Prishtinës, Erick Botheim e shënon golin e dytë sonte.
70' Kalojnë 70 minuta lojë, Bodo/Glimt është duke e dominuar ndeshjen kundër Prishtinës, kryeqytetasit janë duke u mbrojtur mjaftë mirë, me këtë rezultat loja shkon në vazhdime.
46' Ka filluar pjesa e dytë në mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës, me norvegjezët që janë në epërsi nga minuta e 18-të.
30’ Kalojnë gjysmë ore loje, Bodo Glimt ka shënuar në minutën e 18-të me Erick Botheim, ndërsa më vonë e kishte edhe një rast ideal për ta dyfishuar epërsinë me anë të një penalltie në minutën e 24, por Patrick Berg gjuajti nga pika e bardhë mbi portë.
22’ Bodo/Glimt humbet rastin që ta dyfishon epërsinë, pasi Patrick Berg e humbi penalltinë.
18' Bodo/Glimt ka shënuar gol kundër Prishtinës me anë të Erik Botheim.
15' Bodo/Glimt është duke e dominuar lojën në 15 minutat e para, por pa ndonjë rrezikim drejt portës së Prishtinës.
1’ Fillon ndeshja