Sigal Prishtina ka përfunduar garën në ENBL, pasi këtë të hëne u eliminua nga skuadra polake King Szczecin, me rezultat 78-85.
Në pjesën e parë kryeyqytetasit ishin më të mirë, por në të dytën dhe sidomos në çerekun e fundit, skuadra polake ishte e pandalshme me treshe, gjë që kontribuoi në kalimin tutje, në gjysmëfinale.
Kujtojmë, ndeshja e parë çerekfinale në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 64-64.
Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa kaluan grupin me dy fitore e katër humbje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.