Prishtina po fiton në pjesën e parë të çerekfinales së dytë të Play-Offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 37:48.
Kryeqytetasit ishin më të mirë se vendasit në çerekun e parë, duke e fituar me 12 pikë më tepër, 16:28.
Ndërsa, Vëllaznimi arriti që krejt në fund ta fitonte çerekun e dytë me rezultat 21:20, njofton Klankosova.tv.
Nëse Prishtina e fiton këtë ndeshje, atëherë do të kalojë në gjysmëfinale të Play-Offit, ndërsa nëse triumfon Vëllaznimi, atëherë do të luhet edhe një ndeshje tjetër, pasi të parën e pati fituar Prishtina.
Ndeshjen e dytë çerekfinale mes Vëllaznimit dhe Prishtinës munda ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 2 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.