Sigal Prishtina, po përballet me krizën më të rëndë financiare që nga themelimi.
Por, megjithatë klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar nuk e ndaloi ky fakt që të bëjë blerjen e një basketbollisti tjetër.
Bëhet fjalë për amerikanin Dericko Williams.
Njoftimin për Williamsin e bëri vet skuadra nga kryeqyteti përmes Facebook-ut.
Mbetet të shihet se sa do t’i ndihmojë Prishtinës ardhja e tij, pasi që janë në rrezik edhe të bien në Ligën e Parë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.