Superliga e Kosovës vazhdon të prodhojë surpriza edhe pas mbylljes së merkatos. Prishtina e Re ka bërë një lëvizje të bujshme, duke zyrtarizuar transferimin e Cheick Doukouré, mesfushorit me përvojë të gjatë në futbollin evropian.
33-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka luajtur për klube të njohura si Levante, Huesca, Metz, Leganés dhe Lorient, duke grumbulluar mbi 100 paraqitje në La Liga dhe Ligue 1.
Doukouré, ish-reprezentues i Bregut të Fildishtë me 21 ndeshje, pritet të sjellë eksperiencë dhe forcë në mesin e fushës për skuadrën kryeqytetase, që këtë sezon synon të jetë një konkurrent serioz në Superligë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.