Prishtina ka bërë një hap prapa në luftën për titull pasi ka barazuar në "Fadil Vokrri" me vendin e fundit, Prishtinën e Re.
Vendësit në epërsi i kaloi Mario Ilievski në minutën e 37-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Mysafirët rezervuan befasinë në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në minutën e 73-të përmes Astrit Berishës.
Kjo ngecje lë Prishtinën në vendin e tretë me 38 pikë, katër më pak se Drita që është e para dhe ka një ndeshje më shumë për ta luajtur.
Ndërkaq, Prishtina e Re mbetet e fundit me 23 pikë të grumbulluara.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.