Ka përfunduar baras koha e rregullt mes Prishtinës dhe Larnes, me rezultat 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit ku në minutën e 10-të nga indirekti shënoi Taipi.
Në fund të pjesës së parë, Prishtina pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar, por topi goditi shtyllën.
Pas gati një ore lojë, Bent e shfrytëzoi një tollovi brenda zonës së Prishtinës duke i barazuar shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv.
Pas pranimit të golit, Prishtina u vu në aksion, ku rastin më të mirë e pati në minutën e fundit të ndeshjes, por që goditja u ndal nga portieri mysafir.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime dhe nëse rezultati vazhdon të jetë i barabartë, skuadrën që do të kalojë në rrethin e tretë do ta vendosin penalltitë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.