Prishtina ka shënuar fitore kundër Malishevës.
Në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj, ekipi nga kryeqyteti triumfoj me rezultat 3:2.
Golat për ta i shënuan Gauthier Mankenda në minutën e 59-të, Leotrim Kryeziu 69-të dhe Otto John në të 89-tën.
Ndërkaq për Malishevën shënuan Mërgim Pefqeli në minutën e 44-të dhe Dren Kryeziu në minutën e 76-të.
Pas kësaj ndeshje Prishtina gjendet në pozitën e pestë me 38 pikë, katër më shumë se Malisheva që renditet e shtata.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.