Lajmet e fundit

Prishtina e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Leotrim Kryeziu, në minutën e 37', derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, kryeqytetasit shënuan edhe njëherë me Endrit Krasniqin, në minutën e 85'.
Prishtina pas fitores kalon në vendin e tretë me 21 pikë, pas 12 ndeshjeve, teksa Llapi renditet në pozitën e gjashtë me 13 sosh. /Klankosova.tv/