Lajmet e fundit

Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në “Fadil Vokrri”, kundër Ferencvarosit.
Të gjitha golat e Ferencvarosit i shënoi shqiptari, Myrto Uzuni në pjesën e dytë.
Ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Mendurim Hoti.
Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 6-1 për Ferencvaros.
Prishtina është eliminuar nga Liga e Kampionëve, kurse tani do të garojë në Konference League.
90' Përfundon ndeshja me fitoren e Ferencvaros kundër Prishtinës me rezultat 3-1.
85’ Gool, Ferencvaros e shënon edhe golin e tretë kundër Prishtinës, Uzuni e kompleton hetrickun.
80’ Gool, Ferencvaros kalon në epërsi prapë kundër Prishtinës, shënon përsëri Uzuni.
66’ GOOOOOOOL, Prishtina e barazon rezultatin, pas një harkimi të saktë nga Xhevdet Shabani, shënon Mendurim Hoti.
60’ Del nga loja Otto John, në vend të tij hyn Xhevdet Shabani.
48’ Gool, Ferencvaros kalon në epërsi, shënon Myrto Uzuni.
46' Ka filluar pjesa e dytë në Fadil Vokrri.
45’ Është mbyllur pjesa e parë e takimit Prishtina-Ferencvaros pa gola, kryeqytetasit kishin disa raste por që nuk arritën të shënonin.
30’ Kalon gjysmë ore lojë, ende nuk ka ndryshim të rezultatit, Prishtina pati shumë raste për të shënuar, por që nuk arriti t’i konkretizoj.
16’ Prishtina me rast ideal që të shënoj gol, një harkim fantastik nga Endrit Krasniqi por që Otto John gjuan mbi portë.
'5 Prishtina shënon me anë të Oto John, por goli anulohet se ishte në offside.
'3 Goditja e parë në portën e Ferencvarosit, Endrit Krasniqi provoi me nje gjuajtje, por drejt në portierin.
'1 Fillon ndeshja