Ndeshja e mbetur e xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot.
Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ku ‘lufta’ për tre pikët do të jetë e zjarrtë, transmeton Klankosova.tv
Skuadra e Kryeqytetit aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë, ku deri më tani kanë grumbulluar 42 pikë.
Ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e gjashtë me 34 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 15:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion në kanalin Sport 1.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.