Në kuadër të teatrit të kukullave “Dodona” komuna e Prishtinës do të hapë një muze, ku do të shfaqen personazhet më të dashura të fëmijëve, nga shfaqjet e ndryshme të këtij teatri.
“Shumë prej fëmijëve, por edhe prej fëmijëve tashmë të rritur, duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur. Për të promovuar trashëgiminë e pasur të Teatrit të Kukullave, kemi projektuar hapjen e një muzeu në kuadër të teatrit, ku do te ekspozohen personazhet kukulla” ka thene Drejtori i Kulturës ne Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja.
Tutje ai ka thënë që do të ndjekë modelin e suksesshëm të muzeut të "teatrit të hijes", njohur me emrin "Karagöz Müzesi", ku edhe janë në një vizitë zyrtare e cila po zhvillohet në institucionet kulturore turke bashkë me Institutin Kulturor turk "Yunus Emre".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.