Lajmet e fundit

Prishtina dhe Llapi kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Janell Miller Bllesa në minutën e 28’, i cili ishte i saktë nga penaltia. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Prishtina mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.
Llapi e barazoi rezultatin me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 54’, teksa i njëjti e kaloi në epërsi në minutën e 67’.
Por, Prishtina e barazoi sërish rezultatin me anë të Blesës në minutën e 77’.
Prishtina pas barazimit mbetet në vendin e pestë me 17 pikë, pas 13 ndeshjeve. Llapi pozicionohet në pozitën e tretë me 22 sosh. /Klankosova.tv.