Lajmet e fundit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat 1:0 në javën e 27-të të Superligës së Kosovës.
Mjaftoi një gol nga Ahmed Januzi në minutën e 30-të që ekipi kryeqytetas t’i nxjerrë tri pikë mjaft të rëndësishme.
Pas këtij triumfi, Prishtina radhitet e dyta në tabelë me 50 pikë, po aq sa Drita në vendin e parë, por që klubi nga Gjilani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.