Lajmet e fundit

Prindërit kudo në botë i sugjerojnë vazhdimisht fëmijët të mos përdorin internetin kur janë në tavolinën e ngrënies.
Por shumë prej tyre do të shokohen pasi të zbulojnë se të vegjlit e tyre janë aq të fokusuar në telefonin apo tabletin e tyre sa që edhe nëse mamaja dhe babai do të zëvendësoheshin me të tjerë nuk do e vinin re – derisa t’i shkëputej wi-fi.
Video qesharake, e publikuar nga kompania australiane e prodhimit të salcave dhe makaronave “Dolmio”, tregon se si një grup fëmijësh të ulur për të ngrënë darkë me sytë ngjitur pas ekranit, nuk shohin asgjë nga gjërat e çuditshme që ndodhin rreth tyre dikush ndërron pikturën ,një baba sjell një palmë në shtëpi apo kur një vëlla i ri afrohet pranë, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova.