Prindërit e Rita Orës, Vera dhe Besniku, po festojnë përvjetorin e martesës.
Vajza e tyre, këngëtarja e famshme në botë, ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, fotografi të papublikuara më parë, për t’iu treguar se sa shumë rëndësi kanë ata për të, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ju bëni dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam si në jetën time si model ashtu edhe besimtarët e vërtetë e dashurisë që më mësuat se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, shkroi Rita.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.