09.04.2019 · përditësuar para 2650 dite1 min lexim
Prindërit e Nipsey Hussle kanë thyer heshtjen e tyre mbi vrasjen e reperit, duke thënë se djali i tyre ishte ‘dërguar nga Perëndia’ dhe nuk frikësohej nga asgjë.
Prindërit e tij, Dawit Asghedom dhe nëna Angelique, kujtuan se artisti u vra në moshën 33 vjeçare si një njeri ‘i gjallë’, njofton Los Angeles Times, transmeton Klan Kosova.
“Ai ishte sikur ishte dërguar nga Perëndia për të dhënë dashuri tek nëse, sepse këtë thoshte ai gjithmonë”, tha babai i tij.
“Ai nuk ishte i turpëruar të tregonte të vërtetën edhe pse kjo nuk tingëllon mirë. Ai nuk frikësohej nga asgjë”.
Hussle, emri i vërtetë i të cilit është Ermias Asghedom, u qëllua për vdekje më 31 mars jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.