Kate Middleton ka lënë disa herë lotë gjatë viteve të para të lidhjes me Princin William, kur marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë e lehtë.
Pas takimit në Universitetin ''St Andrews'' në vitin 2001, ata u bënë miq dhe më vonë filluan një lidhje romantike, transmeton klankosova.tv.
Por, si pasojë e përgjegjësive dhe presionit publik që lidhej me pozitat e tyre, marrëdhënia e tyre kaloi periudha të vështira.
Një moment i vështirë ishte kur William anuloi një plan për të kaluar natën e Vitit të Ri me Kate dhe familjen e saj, duke zgjedhur të qëndronte me familjen e tij.
Ai e njoftoi Kate-in për vendimin e tij vetëm disa ditë para, duke shkaktuar një situatë të ndjeshme mes çiftit. Pas disa muajsh, ata u ndanë për një periudhë të shkurtër, por më vonë u ribashkuan dhe qëndruan së bashku.
Ata u martuan në vitin 2011 dhe tani janë prindër të tre fëmijëve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.