Lajmet e fundit

“[William dhe Spears] u përpoqën të ribashkoheshin sërish kur ishin të rinj. Mund të ketë pasur biseda telefonike mes tyre, por nuk më kujtohet që kanë arritur të takohen ndonjëherë gjatë asaj periudhe”, tha Andersen për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Britney në fakt e konfirmoi këtë vetë në vitin 2002, duke thënë se ata "shkëmbyen e-maile për pak kohë dhe ai duhej të shkonte ta takonte diku, por nuk funksionoi".
Lauren Bush Lauren
Lauren Bush, stërmbesa e presidentit George H. W. Bush dhe mbesa e ish-presidentit George W. Bush dhe ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, kishte kontakte gjithashtu me Princin William, sipas Andersenit.
“William gjithashtu kishte një lloj marrëdhënieje të ngjashme kibernetike me Lauren Bush, modele dhe mbesë e presidentit George W. Bush,” shtoi Andersen.
Lauren Bush u martua me David Laurenin, djalin e Ralph Lauren, në vitin 2011.
Princi William përfundimisht u takua dhe ra në dashuri me Kate Middletonin.