14.05.2015 · përditësuar para 4094 dite1 min lexim
Statuja e vendosur në qytetin Amasya në veri të Turqisë, ku shihet një princ i Perandorisë Osmane duke bërë “selfie”, u shkatërrua nga qytetarët.
Qytetarët e kanë cilësuar si akt të turpshëm, madje shumë prej tyre e kanë parë si fyerje për historinë.
"Të gjithë e dinë se në atë kohë nuk kanë ekzistuar celularët. Autoritetet t’i thërrasin mendjes dhe ta largojnë, ndryshe do vazhdojmë të veprojmë ne” u shpreh një qytetar.
Autoritetet janë shprehur se statuja nuk e fyen askënd por është bërë për të tërhequr turistët.
"Fatkeqësisht statuja është dëmtuar, por tani e mbrapa do jetë policia ajo që do kujdeset për të” u shpreh një zyrtar.
Statuja është dëmtuar në pjesën e celularit, me të cilën princi duket sikur bën “selfie”.
Policia po e hulumton rastin, por deri tani askush nuk është arrestuar, transmeton Klan Kosova.
Por, pas rastit të fundit, statujën po e ruajnë rojet e armatosura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.