Princi i Kurorës i Iranit, Reza Pahlavi, u spërkat me lëng të kuq të enjten, ndërsa po largohej nga një ndërtesë pas një konference për shtyp në Berlin.
Ai përshëndeti mbështetësit pas ngjarjes dhe hipi në një makinë që u largua me shpejtësi, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Autori i dyshuar u ndalua menjëherë nga policia.
Pahlavi ka qenë në mërgim për gati 50 vjet. Babai i tij, shahu i Iranit, ishte aq i urryer sa miliona njerëz dolën në rrugë në vitin 1979, duke e detyruar të largohej nga pushteti. Megjithatë, Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një lojtar në të ardhmen e vendit të tij.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.