Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se i gjithë vendi i dëshiron më të mirat Dukës dhe Dukeshës së Sussex pasi hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore, transmeton Klan Kosova.
“Unë mendoj se i gjithë vendi u uron atyre më të mirën në të ardhmen”.
“Dhe siç thashë më herët. Jam i sigurt se familja mbretërore, e cila ka qenë këtu për një kohë shumë të gjatë, do të vazhdojë në rrugën e duhur”, ka shtuar Johnson për Sky News në Berlin.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.