Lajmet e fundit

Artisti Isaiah Stephenes, i ka ilustruar princeshat e Disney në shumë forma – nga heroia në karaktere të “Star Wars”.
Në serinë e tij të fundit ai i ka transformuar këto princesha që të gjithë i adhurojnë në prindër, transmeton Klan Kosova.
Ai ka treguar arsyen se pse ka vendosur që këtë radhë t’i paraqesë princeshat e Disney si nëna.
“Me princeshat e Disney unë vetëm dua që t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin. Të gjithë këto janë bërë me shumë dashuri dhe admirim për figurën e nënës. Më pëlqen të mendoj që puna ime mund ta bëjë dikë që të buzëqeshë”.
Më poshtë mund t’i shikoni disa prej princeshave të cilat Stephenes i ka paraqitur në rolin e nënave.