Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me burrin Edoardo Mapelli Mozzi.
Të hënën në mëngjes, Buckingham Palace lëshoi një deklaratë duke njoftuar lajmin emocionues se Beatrice kishte lindur një vajzë një ditë më parë.
E lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes e ka kumtuar edhe vetë Princesha Beatrice përmes një postimi në Twitter, përcejll Klankosova.tv
"Shumë e lumtur të ndaj lajmin për ardhjen e sigurt të vajzës sonë të shtunën, 18 shtator 2021, në orën 23.42, në spitalin Chelsea dhe Westminster, Londër. Faleminderit ekipit të mamive dhe të gjithëve në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm", ka shkruar Princesha Beatrice në Twitter.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.