16.06.2019 · përditësuar para 2581 dite1 min lexim
Pallati Kensington ka postuar një foto të ëmbël të dielën duke treguar Dukën e Cambridge me djalin e tij më të vogël Prince Louis në nder të Ditës së Babait.
Kensington Palace publikoi foton në Twitter, me titullin "Gëzuar Dita e Babait!" dhe një emoji i një trëndafili të verdhë, njofton Klan Kosova.
Në fotografi shihet Prince William duke e argëtuar djalin e tij në një litar dhe ajo ishte bërë në maj në shfaqjen e luleve në Chelsea.
Gjatë ditës së sotme për herë të parë u publikua edhe fotografia e parë e djalit të Princ Harry me po të njëjtën arsye.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.