Këngëtarja amerikane Judith Hill, ka folur për Prince tash pas vdekjes së tij, duke treguar një përvojë të sajën me këngëtarin vetëm gjashtë ditë para vdekjes.
Ajo thotë se ishte duke udhëtuar me Prince, në aeroplanin e tij privat kur ai e kishte humbur vetëdijen.
“Ishim duke biseduar me Prince pas darkës, dhe sytë e tyl u rrotulluan dhe u mbyllën. Nëse s’do të kisha qenë duke e vështruar drejt në sy, do të mendoja se ai po flinte”, ka thënë ajo.
“Për pak mendova se vdiq”, ka thënë ajo për New York Times. “S’kishim asgjë në aeroplan për t’i ndihmuar”, transmeton Klan Kosova.
Ne ishim bashkë me shokun e tij Kirk Johnson dhe menjëherë e lajmëruam pilotin dhe kërkuam të aterojë.
Aeroplani ateroi në Ilinois, ku na u ofrua për ndihmë një ambulancë. Prince ishte trajtuar me Narcan, një ilaç që përdoret për njerëzit që janë në overdozë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.