Xhiro e 13 e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll filloi të shtunën, ku Trepça fitoi ndaj Bashkimit me rezultatin 84-67 dhe Sigal Prishtina fitoi si mysafire e Pejës me shifrat 78-81.
Ndërsa sot, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera që do ta kompletojnë këtë xhiro.
Nga ora 17:00 fillon dueli Proton Cable Prizreni- Golden Eagle Ylli dhe nga ora 19:00 ballafaqohen Vëllaznimi- Istogu.
Këto takime adhuruesit e basketbollit kosovar mund t'i përcjellin në kanalet e sportit të platformës Artmotion.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.