Prince Caffe Turke gëzoi dy fitues me çmime të mëdha, një në Shqipëri e një në Kosovë.
Janë pikërisht këta dy fatlumë, konsumues të rregullt të Prince Caffe, që me të hapur pakon, pos nga aroma e mrekullueshme, u gëzuan edhe me nga një çek me një vlerë marramendëse.
Ishte Arbana Osmani, imazhi i Prince Caffe, ajo që i dha çekun 1 milion Lekësh banores fatlume nga Tirana, Erisa Kaca.
Nga Kosova, Naser Krasniqi ishte fituesi i cili u gëzua me 10 mijë euro nga hapja e pakos Prince Caffe Turke.
Si imazh i markës lider në treg, Prince Caffe, Arbana Osmani u bë shoqëruesja e dy fituesve drejt fabrikës së prodhimit të kafesë në qytetin e Pejës.
Të dy fituesit patën rastin të ecnin në hapësirat gjigante të fabrikës me teknologji moderne dhe një kapacitet prodhimi vjetor prej 40.000 tonësh.
Fabrika e kafesë, "Devolli Corporation" është e pajisur me teknologjinë më inovative të prodhimit duke e bërë markën e Prince Caffe lider në treg me gamën e gjerë të produkteve. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dSOiPNeB_c4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.