Shtëpia më e famshme “Big Brother Kosova Vip 3”, mbrëmë theu rekord shikueshmërie, duke u kaluar edhe shifrat e dy edicionve të mëparshme.
Nga matjet e krahasuara me dy edicionet, mbrëmë Prime 1 pati rekord. Në kohë reale, Prime u shikua nga 1.1 milionë njerëz, shkruan Klankosova.tv
Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i ekipit të rrjeteve sociale në BBVK, Diamant Bajra, i cili përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, zbuloi matjet që ka nxjerrë.
Big Brother VIP Kosova padyshim është një sensacion i madh, duke pushtuar zemrat dhe mendjet e shikuesve kudo ku ka shqiptarë.
Dhe, ashtu si vitin e kaluar edhe nata e mbrëmshme bashkoi shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë botës ku ka shqiptarë duke thyer çdo rekord shikueshmërie.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.