Lajmet e fundit

Veç që 4 ditë filloi, por miliona shikime grumbulloi.
Për kaq kohë, personazhet e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova, dhanë shumë nga vetja, raporton Klan Kosova.
Pati këngë, valle e shumë shaka. Por, jo krejt ditët ishin kaq të ëmbla për 20 banorët e këtij edicioni të dytë.
Ende pa e njohur mirë njëri-tjetrin, ata filluan edhe debatet. Ato u bënë edhe më të ashpra kur në natën ‘Prime’ të së hënës u ridëgjuan.
Takimi i radhës është të premtën në orën 21:00.
Deri atëherë, Big Brother Vip Kosova mund të ndiqet në dy kanale të veçanta 24/7 në Artmotion dhe Kujtesa, ose edhe në aplikacionin Artmotion.
Përditshmëria e banorëve do të shfaqet edhe në ekranet e Tring Satelit për shikuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa për ata nga Evropa e Amerika në Nimi TV e TV Alb.