Lajmet e fundit

Këtë vit PriFilmFesti i cili do të mbahet nga data 22 deri më 29 prill do të vjen me risi.
Një nga to është Prishtina Kino Kabaret ku kineastëve amatorë por edhe atyre profesionistë iu ofron mundësinë për të krijuar dhe shfaqur filma të metrazhit të shkurtës dhe të mesëm të çdo zhanri, njofton Klan Kosova.
Sipas koordinatores për komunikim me media në PriFilmFest Romina Ruda kjo është një mënyrë e re e krijimit të filmave duke u bazuar ne spontanitet dhe bashkëpunim.
Mirëpo për të qenë pjesëmarrës PriFesti nga e enjtja më 10 mars deri në 31 mars ka filluar të pranojë regjistrimet e të interesuarve që po e bëjnë në adresën elektronike ëëë.prifest.org.
Pas aplikimit gjatë javës sa do mbahet ky festival do të realizohen idet ëe të regjistruarve.
Të drejtë aplikimi ka secili që pëlqen fushën e kinemasë derisa ata do të jenë përfitues edhe të përcjelljes së të gjitha ngjarjeve të festivalit gratis, njofton Klan Kosova.
Kino Kabaret është marrë si shembull në 60 vende të botës ku aplikohet në festivale të njohura.
Në Prishtinë Kino Kabaret do ta ketë moton "Krijo më të mirën për asgjë, krijo mirë me shumë pak por realizoje Tani".