Në shikim të parë rruga duket se të çon në park.
Mirëpo, prapa gjelbërimit “janë fshehur” disa objekte të harruara.
Jo shumë larg qendrës së Ferizajt, gjendej Koorporata e Bujqësisë, Radio Festina e shumë biznese të tjera.
Mirëpo, të njëjtat tashmë janë braktisur.
Por jo nga të gjithë.
Përdoruesit e drogave si duket kanë gjetur vendin më të duhur, aty ku rrallë kush i sheh.
Disa nga to, si duket nga vjetërsia janë shkatërruar.
Por shumë prej tyre janë bërë vende të denja për këto veprimtari.
Krejt dyshemeja është e mbushur me filtera të cigareve.
Kamera e Kiks-it gjeti edhe mbetje, të cilat si duket narkomanët i kanë përdorur për ta përgatitur “krekun” apo ndryshe i njohur si kokainë e pastër.
Në këtë hapësirë u gjet edhe Xanax, i cili hyn në kategorinë e barnave psikotrope, mirëpo nga narkomanët përdoret për t'u droguar.
Burimet i thanë Kiks-it se në këto objekte, kanë parë të kryhen edhe marrëdhënie seksuale. Kjo dëshmohet nga sasia e prezervativëve të hedhura në tokë.
Njëri nga këto objekte të braktisura duket se i ka rënë në sy dikujt meqë vërehet se nuk ka shumë kohë që ajo hapësirë ishte pastruar.
Rreth e çark këtyre objekteve gjenden edhe shtëpi e banesa të banueshme.
https://www.youtube.com/watch?v=aKKa5bUIOhQ
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.