Është prezantuar programi i plotë dhe mbarëvajtja e edicionit të 20-të të DokuFestit, i cili pritet të fillojë më 5 gusht deri më 14, në Prizren.
Ky program u prezantua në një konferencë për media, në të cilën, producentja e festivalit, Alba Cakalli shpalosi temën e këtij edicioni, RE: Set RE: Mix RE: Act që përbëhet nga një program i gjerë që përfshinë shfaqje të filmave, performanca muzikore, ekspozita dhe diskutime.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se pjesë e kufizuar e tij do të jetë e hapur për rajonin në platformën online kurse për kategorinë kombëtare do të jetë e hapur për shtetet si Zvicra, Gjermania dhe Suedia.
I pranishëm ishte dhe drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari i cili tha :”Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8 kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të veçanta të festivalit. Deri tani ne kemi shpalosur shumicën e programit dhe në ditët në vijim do të shpalosen edhe disa nga programet tjera. Ajo çfarë mund të themi është se kemi një interesim në rritje për prezencën e autorëve dhe filmbërësve profesionist nga Kosova, rajoni e bota dhe tashmë kemi konfirmim nga një numër i konsiderueshëm i tyre në lidhje me ardhjen në Prizren.
Gjithashtu ai theksoi rëndësinë ë këtij viti për kinematografinë Kosovare duke e quajtur atë “vit historik”
“Një bashkëpunim tjetër i veçantë është bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror të Filmit në Tiranë, me të cilët do të sjellim një program të jashtëzakonshëm të kuruar nga Tomas Logoreci dhe Iris Elezi, shtoi ai.
Filmi që do të këtë një shfaqje të veçantë është filmi “Go, Go Kosova” i cili ka të bëjë me rrugëtimin dhe sfidat e sportistëve të Kosovës në Olimpiadën në Brazil, këtë e ka bërë të ditur kuratori dhe elektori i filmave të shkurter, Samir Karahoda.
Aty do të këtë dhe ligjëratë dhe punëtori me dy fotografë të njohur botëror, Ron Haviv dhe Paul Loëe, të cilët kanë dokumentuar luftërat dhe ndodhitë e rëndësishme nëpër botë, përfshirë luftën në Kosovë dhe Ballkan. Do të këtë edhe DokuKids, për pesë ditë rresht.
I pranishëm në konferencë për shtyp ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili falënderoi DokuFest-in për punën dhe angazhimin në dy dekada.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.