Lajmet e fundit

UEFA prezantoi këtë të mërkurë logon zyrtare të Euro 2020 i cili për herë të parë në historinë e saj do të zhvillohet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa finalja do të zhvillohen në “Wembley” të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Drejtues të UEFA-s theksuan se kjo ide lidhet me rastin e 60-vjetorit të kampionatit europian dhe se qëllimi kryesor është që të gjithë tifozët në mbarë kontinentin të festojnë së bashku.
Gjatë prezantimit, presidenti i sapozgjedhur Ceferin shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit.