Tri projekte ideore për Sallën Koncertale që iu futën garës në konkursin ndërkombëtar, u prezantuan të hënën nga komuna e Prishtinës.
Sipas kreut të kryeqytetit, përzgjedhja e tyre pritet të bëhet në javën e ardhshme, ndërkaq për investimin që do të bëhet në objektin që njihet si "Gërmia", është angazhuar një juri që përbëhet nga tre profesorë ndërkombëtarë, dy artitektë, një nga komuna e një përfaqësues nga Instituti për Trashëgimi Kulturore.
Ndërkohë po pritet konfirmimi nëse në garë do të hyjë edhe një projekt i katërt që u nis nga jashtë vendit brenda afateve kohore, por që arriti vonë.
Të gjitha projektet janë përkujdesur që të ruajnë identitetin e objektit, që brenda dy vjetësh pritet të modernizohet e të funksionalizohet si Sallë Koncertale.
Sot Shpend Ahmeti përmendi edhe një tjetër investim që ka të bëjë me sportin.
https://www.youtube.com/watch?v=b4irVMsi5es
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.