Lajmet e fundit

Një gjykatë angleze dënoi një shqiptar me punë të detyruar pasi preu ose më mirë krasiti pemët në oborrin e shtëpisë së tij.
Xhavit Krasniqi nga Cloeridge Avenue në qytetin Sutton, pagoi disa punëtorë të pakualifikuar për të prerë pemët në shtëpi pasi i krijonin hije në pishinën e tij.
Dëmi që ai ka shkaktuar me veprimin e tij është 27 mijë funte.
40-vjeçari shqiptar u gjykua nga gjykata Coudon Croën, e cila lëshoi ndaj tij dy akuza, atë të dëmtimit të mjedisit dhe prerjes pa leje të pemëve.
Ai është i detyruar tashmë të bëjë 150 orë punë të detyruar dhe të paguajë 8370 funte që do të përdoren nga bashkia për të mbjellë pemë të reja./Shekulli.com.al