Lajmet e fundit

Ushtria izraelite ka arrestuar dhjetëra palestinezë, duke përfshirë fëmijë dhe ish të burgosur, në Bregun Perëndimor.
Kështu ka bërë të ditur Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, në deklaratën e së cilës thuhet se operacionet e arrestimit ishin të përqendruara në provincën e Hebronit, ku u arrestuan 22 palestinezë.
Sipas tyre, pjesa tjetër e arrestimeve u kryen në provincat e Tubas, Betlehem, Qalqilya, Jerusalem dhe Ramallah, duke e dërguar numrin e të arrestuarve në 55.
Numri i përgjithshëm i arrestimeve që nga fillimi i luftës është rritur në rreth 7 mijë 400, tha kjo organizatë.