07.03.2019 · përditësuar para 2687 dite1 min lexim
Një statujë e Michael Jackson është larguar nga Muzeu Kombëtar i Futbollit në mes të dyshimeve për abuzime të reja seksuale të këngëtarit të ndjerë.
Muzeu në Mançester tha se vendimi ishte pjesë e "planeve të vazhdueshme për të përfaqësuar më mirë historitë që duam të tregojmë" dhe skulptura do të vihet në ruajtje, njofton Klan Kosova.
Ky veprim vjen pas një dokumentari të ri, të transmetuar në Channel 4 këtë javë, në të cilin përmbante pretendime nga dy burra që thonë se ata ishin abuzuar seksualisht nga mbreti i Pop-it.
Familja e Michael Jackson - i cili vdiq në 2009 - këmbëngulin se ai është "100% i pafajshëm" dhe e ka quajtur filmin një "linçim publik".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.