Në Galerinë FAB në Tiranë, sonte prej orës 18:00 do të bëhet hapja solemne e ekspozitës “Prestanome” nga mjeshtri Helidon Doni Haliti.
“Prestanome” është një ekspozitë e portreteve të “kohës së pakohë”, si dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm artistik, një takim mes ngjyrës, mendimit dhe kujtesës, të personaliteteve që kanë shenjuar artin, kulturën dhe jetën publike shqiptare.
Helidon Haliti këtë ekspozitë e sjell me portrete të shumta nga breza të ndryshëm të mysafirëve që i kishte ftuar në emisionin e tij në RTSH.
Kjo ekspozitë është një falënderim për të gjithë ata që kanë dhënë dritë në këtë rrugëtim, por mbi të gjitha, është një testament i një vëmendjeje të pareshtur ndaj botës përreth.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 mars 2025.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.