Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të liqenit të Prespës dhe Ohrit përmes syrit të NASA-s.
Ai përmes një postimi një Facebook ka thënë se ekzistenca e tyre provohet prej të paktën 1 milionë vitesh, përcjell Klankosova.tv.
"Prespa dhe Ohri përmes syrit të NASA-s që i prezanton publikut botëror këto dy liqene, ndër më të vjetrit në Europë, ekzistenca e të cilëve provohet prej të paktën 1 milionë vitesh. Fotoja e kapur më 19 gusht nga OLI-2 në Landsat 9 ka bërë xhiron e globit në promovimin e krenarive tona natyrore", thuhet në shkrimin e Ramës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.