Lajmet e fundit

Transferimi i lojtarit të Kombëtares Shqipare, Armando Sadikut te Lugano në formë huazimi nga Zyrihu për pjesën e mbetur të sezonit është lidhur përgjithësisht me emërimin e Paolo Tramezzanit trajner i kësaj skuadra.
Sigurisht që prania e ish-ndihmësi të De Biasit në stolin e klubit jugor të Zvicrës ishte një motiv më shumë për ta bindur sulmuesin shqiptar që ta pranonte këtë lëvizje, por presideti Luganos, Angelo Renzetti shpjegon se arsyet pse këmënguli për Sadikun janë më madhore.
“E afruam Sadikun sepse ishim të detyruar. Aguirre nuk dëshironte të qëndronte me ne, ndërsa Rosseti u dëmtua. Kishin nevojë për një sulmues cilësor. Sigurisht që ai është shumë i lidhur me Tramezzanin dhe ne presim shumë nga ai. Ka pësuar disa dëmtime gjatë kohëve të fundit, ndaj i duhet të arrijë formën fizike të të tjerëve.”
Përsa i përket arritjes së marrëveshjes me Tramezzanin Renzetti zbulon aq ka qenë pranë marrëveshjes me ish-ndihmëstrajnerin e Shqipërisë që pas përfundimit të kampionatit Europian.
“Bisedimet po zgjateshin ndërsa ne duhet të ishim gati për startin e kampionatit. Kjo është arsyeja pse nuk e mora në verë Tramezzanin. M’u desh të hiqja dorë atëheë. Skuadra është e përqendruar dhe po e ndjek trajnerin. Është kthyer filozofia e punës. Jam i bindur se Tramezzani do të ketë një karrierë shumë të suksesshme. Ai ka karakteristikat që më pëlqejnë: është shumë punëtor dhe kurajoz.”
Prova e parë e Sadikut dhe Tramezzanit te Lugano do të jetë transferta me Baselin më 4 shkurt, për javën e 19-të të Superligës së Zvicrës, shkruan Supersport.al