Lajmet e fundit

Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.
Në seancën e mbajtur për këtë çështje, amandamentet nuk kaluan. Kjo pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese nuk arriti të plotësojë numrin e nevojshëm të deputetëve për votim.
Sipas saj, nuk është plotësuar kushti për 93 deputetë, përfshirë edhe 9 nga komunitetet joshumicë, dhe për këtë arsye seanca është ndërprerë. Kuvendi i Kosovës mbrëmë mbajti më pas edhe seancë për zgjedhjen e presidentit të ri, por u ndërpre për shkak të mungesë së kuorumit. Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin - që është minimumi 80. https://klankosova.tv/zgjedhje-te-drejtperdrejta-per-president-vjosa-osmani-procedon-ne-kuvend-amandamentet/