Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkuar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren për t;i mbështetur Dardanët në ndeshjen që po zhvillojnë kundër Danimarkës.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë disa fotografi nga palestra ku ka kërkuar fitore nga skuadra kosovare, raporton Klan Kosova.
“Forca Dardanë! Edhe një fitore na duhet për kualifikime në FIBA Eurobasket 2025!”, ka shkruar ajo.
Dardanët duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për t’u kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.