Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, sipas një raporti të mediavae të huaja, çdo ditë me anë të një zakoni të tij, po rrezikon shëndetin e tij nga një gamë e gjerë sëmundjesh.
Kjo pasi bëhet e ditur që Donald Trump, pi çdo ditë 12 kanaçe të Coca Cola Dietale, njofton Klan Kosova.
Sasi e tillë e pijeve artificiale të ëmbëlsuar arrin në një dozë "mega", thotë dr. Vasanti Malik nga Universitet i Harvardit.
Shëndeti i Presidentit Trump, sipas Malik, u vu në pikëpyetje pas vëzhgimeve se fjalimi i tij dukej i paqëndrueshëm të mërkurën gjatë shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Sidoqoftë, raporti i tyre nuk konfirmon ende nëse në shëndetin e tij po ndikon kjo pije apo ndonjë tjetër.
Sipas raportit, një njoftim zyrtar rreth shëndetit të plotë të Presidentit Donald Trump, pritet të publikohet pas Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.