Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga udhëtimi i tij në Kanada, është shfaqur tejet aktiv në rrjetet sociale.
Thaçi ndërsa vazhdimisht po komenton dhe raporton aktivitetet e tij zyrtare në shtetin kanadez, tashmë ka njoftuar se ka viziutar edhe Librarinë e Parlamentit të Kanadasë, njofton Klan Kosova.
I pari i Kosovës, përveç takimeve të shumta që deri tani ka pasur me zyrtarë kanadez të lartë shtetëror, ka shpalosur një detaj të kësaj biblioteke të parlementit.
''Libraria e Parlamentit, me mbi 1 milion ekzemplarë të librave e dokumenteve historike, që nga themelimi i Konfederatës së Kanadasë para 150 viteve, te marrja e sovranitetit të plotë e deri te zhvillimet e sotme, por edhe me arkitekturën dhe orenditë e saj, është një elaborim madhështor i historisë së Kanadasë'', është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, njoftimin për këtë vizitë të tij në një nga pjesët më të veçanta të ndërtesës së Parlamentit të Kanadasë, e ka shoqëruar dhe me disa fotografi të bukura të ambientit, të realizuara nga fotografi i tij personal, Astrit Ibrahimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.