Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste të cilën e drejton do të futet në procesin e përzgjedhjes së presidentit të ri pa paragjykime se nga kush kah do të vijë kandidati, mjafton që të përmbushë pritshmëritë e tyre.
Pas mbledhjes së Kryesisë ku Balla ka raportuar për nisjen e procesit të konsultimeve me opozitën, Rama duket optimist se mund të shkohet në votim me një kandidaturë të dakordësuar.
Në çdo rast kujton përcaktimin kushtetues pas ezaurimit të 3 raundeve të para ku kërkohen 3/5 e votave.
Në nxitim e sipër për t’u nisur drejt Varshavës ku do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Ukrainën, i dha përgjigje dhe kërkesës së Presidentit Zelenskyy për të ndaluar ardhjen e turistëve rusë.
Pak më gjatë komentoi raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias që e zbriti Shqipërinë me 20 vende nga një vit më parë.
Kryesia e selisë rozë u mblodh për të miratuar vendimet që do të diskutohen nga Asambleja Kombëtare e të shtunës, ku do të çelet procesi për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të partisë në çdo degë./tvklan.al/