Presidenti Mamnoon Hussain i ka bërë thirrje pakistanezëve të mos e festojnë ditën e Shën Valentinit, këtë datë romantike që klerikët e ashpër muslimanë duan ta ndalojnë, por zyrtarët në kryeqytet thonë se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Presidenti e ka kritikuar këtë festë, e cila këtë vit bie të dielën, dhe e ka cilësuar si një import perëndimor, që kërcënon t'i dëmtojë vlerat islamike të Pakistanit.
Pavarësisht rrënjëve të kësaj date si festë katolike, Shën Valentini ka fituar popullaritet në mesin e pakistanezëve, me shitësit e luleve të cilët raportojnë se shitjet e tyre kanë lulëzuar këtë vit, ashtu si edhe në vitet e fundit.
"Shën Valentini nuk ka asnjë lidhje me kulturën tonë dhe do të duhej të evitohej", ka thënë Hussain gjatë një ceremoie festimi të liderit nacionalist.
Në fillim të javës mediat vendase raportuan se Islamabad do t'i ndalojë festimet e kësaj date si "fyerje ndaj islamit", por zyrtarët e qytetit më vonë thanë se një rregull i tillë do të ishte i pazbatueshëm.
Ndërsa, bëhet e ditur se qyteti veriperëndimor Pashawar, i cili ndodhet afër kufirit me Afganistanin, i ka ndaluar festimet e Shën Valentinit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.